Aganspahiç dhe Qaka fillojnë me stërvitje

No image

Sulmuesi dhe mesfushori janë bashkuar me ekipin në seancat stërvitore, pasi disa ditë ishin jashta procesit. Ndërkohë, pjesë e stafit teknik shtohet edhe Burhan Emurllai. 

Shkëndija vazhdon përgatitjet për ndeshjen e xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë të dielën në Tetovë me Sileksin. 

Sot (e premte) me ekipin janë bashkuar të punojnë sulmuesi Almir Aganspahiç dhe mesfushori Kamer Qaka. Boshnjaku prej para ndeshjes me Makedonija Gj.P. ishte prekur nga një virozë që e pamundësoi të luajë dhe disa ditë mbeti jashta procesit stërvitor. Ndërkohë Qaka dëmtoi tetivën e këmbës dhe humbi dy ndeshjet e fundit, teksa gjendja e tij është përmirësuar dukshëm. Të dy pritet të jenë në procesverbalin e ndeshjes me Sileksin, por besohet se në konsultim me ekipin mjekësor nuk do të nxitohet me aktivizimin e tyre, pasi nuk janë gati akoma për 90 minuta. 

Ndërkohë, kuqezinjtë fitojnë një krah shtesë në stafin teknik. Burhan Emurllai tashmë ka filluar punën si asistent i kryetrajnerit Jeton Beqiri, derisa do të jetë përgjegjës për video analizat. Ish-kapiteni i kuqezinjëve qëndroi një kohë në Arabinë Saudite si trajner te gjenerata U17 e FC Al Jabalain, derisa kthehet në klubin amë ku edhe më herët ka punuar si asistent në ekipin e parë, si dhe me moshat e klubit.

Share Now

Related Post