Adili kalon kufirin e 50 ndeshjeve: Krenari të vesh këtë fanellë

No image

Mbrojtësi i Shkëndijës Mevlan Adili ka hyrë në “klubin 50” të kuqezinëve, duke kompletuar një jubile prej 50 ndeshjeve zyrtare me fanellën e Shkëndijës. Dueli me Tikveshin (11 nëntor) në Tetovë, i fituar 1:0 me golin e Bruno Ditës ishte i 50-ti për Mevlan Adilin me fanellën kuqezi. Të dielën ndaj Shkupit, 29-të vjeçari luajti ndeshjen e 53-të zyrtare. Në tre etapa të ndryshme në klub, mbrojtësi luftarak ka rumbullaksuar 43 ndeshje në kampionat, 3 në Kupën e vendit dhe 9 në eliminatoret e Kupave të Evropës.

Me këtë rast, Adili në një intervistë për kanalet zyrtare të klubit ka folur për këtë jubile, ndjenjën që i jep fanella kuqezi, momentet më të bukura me Shkëndijën, vlerën e tifozëve për klubin dhe durimin e punën që duhet bërë për të arritur objektivat në të ardhmen. 

Për më shumë, ndiqeni intervistën me Mevlan Adilin: 

Share Now

Related Post