Prononcimi | Sileksi – Shkëndija

No image

Shkëndija të dielën zhvillon transfertën e tretë të njëpasnjëshme në kampionat, pasi orari deshi të lidhen sfidat si mysafirë me Rabotniçkin (2:4), Skopjen (0:1) dhe tash edhe Sileksin. Tre ndeshje jashta fushe, pikërisht në pikën më të fortë të Shkëndijës të manifestuar në këtë kampanjë, pasi kemi fituar gjithë pesë transfertat paraprake në kampionat dhe një ndeshje të Kupës me Karaormanin. Gjithsesi statistikat nuk bëjnë punë kur të nis ndeshja dhe futbollistët kuqezi janë karikuar të bëjnë më të mirën në terren të dielën nga ora 13:00 kundër Sileksit në Kratovë. Kështu thotë Dashmir Elezi, autor i golit në takimin e fundit ndaj këtij rivali.

….Pesë fitore rresht në transferta….

Dashmir Elezi: “Vërtet kemi ecur shumë mirë në ndeshjet si mysafir dhe ky fakt tregon se ekipi nuk ka kompleksin e fushës. Por duke parë ambiciet tona, nuk duhet të kënaqemi dhe patjetër të luajmë për të fituar çdo ndeshje të radhës, qoftë si vendas apo mysafirë. E kaluara është arkivuar, uroj të dielën të marrim edhe fitoren e 6-të“

….Sileksi….

Dashmir Elezi“Skuadër cilësore që po bën sezon shumë pozitiv. Kanë marrë rezultate shumë të favorshme dhe në mesjavë fituan si mysafir Rabotniçkin. Kjo tregon se nuk do ta kemi të lehtë, por realisht për ne nuk ekzistojnë ndeshje të lehta. Sfidën e fundit si vendas Sileksi pësoi 3:0 nga Pobeda dhe dha sinjale se s’janë të pathyeshëm. Besoj se me lojë të disiplinuar dhe angazhim maksimal, Shkëndija do të del me rezultat pozitiv”.

….Efikasiteti….

Dashmir Elezi“Është një segment ku realisht kemi luhatje gjithë sezonin. Si mysafirë kemi ndeshje ku dy herë kemi shënuar nga tre gola (fitore 1:3 me Tikveshin dhe Pobedën), katër ndaj Rabotniçkit (2:4), por kemi fituar edhe me një gol (0:1 A. Pandev dhe Skopje). Në anën tjetër dy ndeshje si vendas nuk kemi shënuar (barazime 0:0 me Shkupin e Bregallnicën) dhe ky është tregues se duhet të përmirësohemi. Besoj të jemi në nivel ndaj Sileksit, ndërsa edhe personalisht nëse më jepet rasti do bëj gjithçka të shënoi, siç bëra në ndeshjen e fundit ndaj këtij rivali.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME