Shkëndija ka luajtur me rezultat të barabartë 3:3 me Randers FC nga Danimarka në ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore në Antali të Turqisë. Për kuqezinjtë debutoi në pjesën e dytë përforcimi i fundit, Es Sahhal.
Stafi teknik i Shkëndijës tashmë ka pasqyrë për edhe 90-të minuta tjerë pas vetes, pasi skuadra kuqezi zhvilloi testin e rradhës në fazën përgatitore. Barazimi 3:3 me Randers FC të Danimarkës solli takim të hapur nga të dyja palët, që rezultoi me 6 gola të shënuar.
Ndeshja nisi keq për tanët që pësuan gol pas vetëm tre minutave lojë, kur një Riis shfrytëzon daljen e gabuar të portierit Zahov dhe me parabolë nga një pozitë anësore shënmon për epërsi 1:0 të danezëve. Shkëndija nuk u hamend dhe shpejt solli përgjigje në anën tjetër kur një aksion i mirë nxjer para portës Ahmedin, që ndalet me faul në zonë nga portieri kundërshtar Carlgren. Agim Ibraimi nuk gabon nga pika e bardhë dhe rezultati nivelizohet në 1:1 pas shtatë minutave lojë. Në vazhdim dy palët humbën nga një mundësi për gol, para se në minutën e 28-të sërish të shënonin danezët, me anë të sulmuesit Kamara për 2:1. Shkëndija shkoi pranë barazimit në minutën e 35-të kur e majta e fortë e B. Ibraimit ndalet nga portieri Carlgren, ndërsa në vazhdim Imeri nuk gjen kuadrantin.
Fillimi pjesës së dytë solli lojë të balansuar, ndërsa pas disa kanosjeve të kundërshtarit, në minutën e 55-të Alimi dhe B. Ibraimi kombinojnë mirë pas një rivënie nga këndi, derisa e majta e numrit ‘7’ shkon pranë shtyllës pingule. Skuadra daneze vazhdoi të manifesojë efikasitet në sulm dhe në minutën e 60-të Kehinde lëviz bukur dhe me një të djathtë precize shënon gol për 3:1. Pas kësaj trajneri Gjoka bëri disa zëvendësime në formacion, me Shkëndijën që vazhdonte të krijojë, por pa realizim deri në minutën e 72-të kur harkimi i Mexhanit nuk pastrohet mirë nga portieri kundërshtarë, ndërsa Besart Ibraimi shënon për 2:3.
Ndryshimet si duket sollën freski në formacion, nga minuta e 74-t u inkuadrua edhe përforcimi i fundit, Aboubakar Es Sahhal, ndërsa në minutën e 78-të do të vinte barazimi 3:3 përmes një super realizimi të Agim Ibraimit nga gjuajtja e lirë. Katër minuta para fundit Es Sahhal për pak sa nuk solli golin e katërt, kur priti me vole asistin e Merxhanit, mirëpo topi nuk gjeti kuadrantin. Në fund ndeshja mbyllet me barazim 3:3, me kuqezinjtë që vazhdojnë fazën përgatitore në Antali deri më 8 shkurt.
SHKËNDIJA-RANDERS 3:3 (1:2) Golashënues: A. Ibraimi pen. 7’ dhe 78’ dhe B. Ibraimi 72’ (Shkëndija), ndërsa Riis 3’, Kamara 28’dhe Kehinde 60’ (Randers) SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Dallku, Krivak, Mici, Totre, Alimi, A. Ibraimi, Imeri, Ahmedi, B. Ibraimi (c). Luajtën edhe: Neziri, Nafiu, Merxhani, Çeshmexhiev, Sadriu, Zejnullai, Neto, Ramadani, Es Sahhal, Rexhepi. Trajner: Ernest Gjoka