Dy penalti të realizuara nga Agim Ibraimi dhe disa super-intervenime të portierit Zahov sjellin fitore 2:1 në fushë të Rabotniçkit.
• Mundet 2:1 Rabotniçki në Shkup, për fitore të parë jashta Tetovës
• Agim Ibraimi ishte autor i dy golave nga pika e bardhë (18’ dhe 90’)
• Vendasit avansuan të parët me Sharkoskin në minutën e gjashtë
• Shkëlqen në portë Kostandin Zahov me disa super pritje vendimtare
Edhe pse me mungesa të rëndësishme si Bejtullai e Radeski, Shkëndija që në start paralajmëroi se dëshiron fitoren dhe kansojen e parë e kishim me Nezirin në minutën e tretë, kur godet me kokë pas harkimit të A. Ibraimit nga këndi, mirëpo topi nuk gjen kuadrantin. U duk se kishim kontroll në fillim, por një pakujdesi në mbrojtje në minutën e 6-të nxori Sharkoskin të vetmuar para portës dhe vendasit shfrytëzojnë mundësinë për të avansuar 1:0. Tani tanët duhej të ndjekin barazimin dhe u përgjigjëm me Alimin goditja e të cilit bllokohet. Barazimi erdhi në minutën e 18-të kur Agim Ibraimi realizon nga pika e bardhë, pasi paraprakisht Besart Ibraimi u ndal me faul në zonë nga ana e Stojkovit. Pak më vonë shkuam pranë epërsisë por goditja e B. Ibraimit pastrohet nga vija fatale. Deri në fund të pjesës së parë u kanosëm me B. Ibraimin dhe Imerin, ndërsa në anën tjetër Zahov shpëtoi gol të sigurtë kur bllokoi një situatë ballore me sulmuesin vendas.
Pjesa e dytë nisi me shans të vendasve kut Neziri bllokon tentimin e Acovskit, ndërsa në anën tjetër goditja e fortë e B. Ibraimit nuk gjen portën. Në minutën e 64-t i posainkuadruar në lojë Sadriu prodhon një diagonale perfekte, duke nxjerë para portës të vetmuar Imerin, mirëpo ky i fundit nuk kontrollon si duhet topin dhe lëshon rast të mirë për gol. Këtu tanët patën një rënie dhe vendasit shkuan shumë pranë epërsisë, por gjetën përgjigje nga një super Zahov që pordhoi tre pritje bravuroze duke mbajtur ekipin në baraspeshë. Kjo do të tregohej vendimtare për fitore pasi Shkëndija në minutën e 89-të solli aksion të bukur me Junior që ul topin me kokë për Fazli, ndërsa sulmuesi ndalet me faul duke fituar penalti. Agim Ibraimi nuk gabon nga pika e bardhë dje me golin e dytë personal sjell fitore 2:1 dhe tre pikë për vend të tretë në renditje.
RABOTNIÇKI-SHKËNDIJA 1:2 (1:1)
Stadiumi ‘Todor Proeski’ në Shkup
Shikues: 400
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Golashënues: Sharkoski 6′ (Rabotniçki), ndërsa A. Ibraimi 18′ pen. dhe 90′ pen. (Shkëndija)
RABOTNIÇKI: Shishkovski, Iliq, Petkovski (Toshevski 65′), Acovski, Markoviq (Jevtoski 73′), Siljanovski (c), Stojkov, Kordoba, Da Silva (Skenderi 90′), Sharkoski, Klisura.
Trajner: Marjanço Andreski
SHKËNDIJA: Zahov, Murati (Sadriu 61′), Çeshmexhiev, Neziri, Mici, Alimi, A. Ibraimi, Totre (Husmani 83′), Imeri (Fazli 69′), B. Ibraimi (c), Junior.
Trajner: Ernest Gjoka