Pasdite dëshpruese në Veles ku mundemi 4:2 nga Boreci në ndeshjen e xhiros së 22-të në LPFMV.
• Dalim pa pikë nga dueli në Veles ku pësojmë 4:2 nga skuadra e Borecit
• Vendasit realizuan dy herë me Radoviç dhe nga një gol të Silvas e Prelçec
• Armend Alimi shënoi dy golat për Shkëndijën, por reagimi ishte i vonuar
• Sfida e rradhës kampionale të mërkurën përballë Rabotniçkit në Tetovë
Shkëndija nuk mori rezultatin e kërkuar në xhiron e 22-të, pasi skuadra doli e mundur 4:2 në transfertën me Borecin. Pa kaluar 10 sekonda lojë morëm paralajmërimin se do të kishim ndeshje të vështirë kur e dajthta e Prelçecit shkoi mbi traversë. U përgjigjëm me B. Ibraimin dhe dy herë me Nafiun, por portieri vendas Mustafa shfaqej me pritje fantastike, duke paralajmëruar se kjo do të ishte dita e tij. Në minutën e 12-të pranuam goditjen e parë kur Radoviç godet saktë për epërsi të vendasve, ndërsa në kushte kur në vazhdim nuk arritëm të shënojmë golin e barazimit, Boreci pesë minuta para pauzës me Radoviçin solli golin e dytë.
Tentuam të ktehehmi në fraksionin e dytë, por asesi të rrezikojmë më seriozisht, derisa gjërat shkuan në pakthim në minutën e 71-të kur Silva nga gjuajtja e lirë shënon për 3:0. Vendasit gjetën golin e katërt me Prelçec në minutën e 78-të, ndërsa Shkëndija reagoi me dy gola të Alimit (80′ dhe 90’+2), por ishte shumë vonë për të shmangu humbjen, kështu që sfida u mbyll me rezultat 4:2 për vendasit.
BORECI-SHKËNDIJA 4:2 (2:0)
Stadiumi i qytetit në Veles
Arbitër: Marjan Mlladenovski
Golashënues: Radoviç 12′ dhe 40′, dhe Silva 71′ dhe Prelçec 78′ (Borec), ndërsa Alimi 80′ dhe 90’+2 (Shkëndija)
BOREC: Mustafa, Stoimenovski, Stojkovski (c), Trajanovski, Kocev, Prelçec (Llazareviq 90’+3), Silva (Abaz 83′), Gavriq, Desniq (Trajkov 66′), Risteski, Radoviç.
Trajner: Gorazd Mihailov
SHKËNDIJA: Zahov, Dallku, Mici, Alimi, B. Ibraimi (c), A. Ibraimi, Ahmedi, Murati, Krivak, Nafiu, Imeri.
Trajner: Ernest Gjoka