![No image](https://www.kfshkendija.com/wp-content/uploads/2020/06/Shkendija-2020-flag-announcment.jpg)
Lojtarët, stafi teknik dhe të punësuarit në klub rezultojnë negativë në testet për COVID-19. Kuqezinjtë pas kthimit nga Mavrova vijojnë stërvitjet në Tetovë.
Shkëndija i ka dhënë fund qëndrimit një javorë në Mavrovë dhe pas një dite të lirë futbollistët nga e marta kanë vazhduar seancat stërvitore në Tetovë. Në ndërkohë duke ndjekur rekomendimet e protokollit shëndetësorë të FFM-së për zhvillim të stërvitjeve dhe ndeshjeve, komplet skuadra kuqezi, stafi teknik dhe të punësuarit në klub u janë nënshtruar testeve për COVID-19. Për fat të mirë rezultatet janë negative, kështu që ekipi me formacion të plotë mund të vijojë aktivitetet e parapara për periudhën që pason.
![](https://www.kfshkendija.com/wp-content/uploads/2018/11/MAYA-Web_Banner_1.gif)