Shkëndija solidarizohet me Shqipërinë

KF Shkëndija të dielën në kuadër të xhiros së 17-të përballet me Shkupin në Tetovë dhe kryesia vendos që të ardhurat nga shitja e biletave të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri. Në një javë më shumë emocionale të ndikuar nga fatkeqësia natyrore që goditi Shqipërinë, skuadra kuqezi vazhdon punën për sfidën e rradhës kampionale. E diela sjell xhiron e 17-të kur Shkëndija në Tetovë do të presë FC Shkupin në një takim ku kuqezinjtë kërkojnë të kthehen në rrugën e fitores. Përveç vlerës së pikëve në aspektin garues, takimi i të dielës është mundësi e mirë për bashkim të forcave bashkë me publikun në aksionin humanitarë për grumbullimin e mjeteve për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri. Me këtë rast inkurajohen gjithë qytetarët që të vijnë në numër sa më të madh në këtë ndeshje dhe me blerjen e biletës të bashkohen në këtë aksion humanitarë, pasi mjetet e grumbulluara do të bashkohen me donacionin e mbledhur nga lojtarët dhe kryesia e Shkëndijës, për tu adresuar të gjitha në zonat e prekura nga fatkeqësia në Durrës e rrethinë. “Takimi me Shkupin ka rëndësi të madhe garuese për ne dhe … Vazhdoni me leximin e Shkëndija solidarizohet me Shqipërinë