Shkëndija solidarizohet me Shqipërinë

No image

KF Shkëndija të dielën në kuadër të xhiros së 17-të përballet me Shkupin në Tetovë dhe kryesia vendos që të ardhurat nga shitja e biletave të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Në një javë më shumë emocionale të ndikuar nga fatkeqësia natyrore që goditi Shqipërinë, skuadra kuqezi vazhdon punën për sfidën e rradhës kampionale. E diela sjell xhiron e 17-të kur Shkëndija në Tetovë do të presë FC Shkupin në një takim ku kuqezinjtë kërkojnë të kthehen në rrugën e fitores.

Përveç vlerës së pikëve në aspektin garues, takimi i të dielës është mundësi e mirë për bashkim të forcave bashkë me publikun në aksionin humanitarë për grumbullimin e mjeteve për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

⚫️Klubi i futbollit Shkëndija ndan dhimbjen me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.Ngushllimet më të përzemërta për…

Posted by KF Shkëndija on Tuesday, November 26, 2019

Me këtë rast inkurajohen gjithë qytetarët që të vijnë në numër sa më të madh në këtë ndeshje dhe me blerjen e biletës të bashkohen në këtë aksion humanitarë, pasi mjetet e grumbulluara do të bashkohen me donacionin e mbledhur nga lojtarët dhe kryesia e Shkëndijës, për tu adresuar të gjitha në zonat e prekura nga fatkeqësia në Durrës e rrethinë.

“Takimi me Shkupin ka rëndësi të madhe garuese për ne dhe të gjithë jemi të bindur të japim më të mirën për t’u kthyer në rrugën e fitores. Besojmë të jemi në nivel, ndërsa shpresojmë të kemi mbështetjen e publikut. Një arsye shtesë për prani sa më të madhe të spektatorëve është aksioni humanitarë për grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti”, shprehet Armend Alimi.

Përballja Shkëndija-Shkupi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00.

Share Now

Related Post