Zyrtare: Zahov zgjat kontratën deri në vitin 2023

No image

Shkëndija dhe portieri firmosin marrëveshje të re me kohëzgjatje prej 2.5 viteve.

Klubi i Futbollit Shkëndija me kënaqësi komunikon vazhdimin e bashkëpunimit me portierin Kostadin Zahov. Kryesia dhe gardiani 33 vjeçarë kanë gjetur akordin për kontratë të re me kohëzgjatje prej 2.5 viteve.

Jam i lumtur që do të vazhdoj të përfaqësoj këtë fanellë ku kam arritur sukseset më të mëdha në karrierë. Shkëndija më ka dhënë shumë, por besoj se ja kam kthyer në të njejtën mënyrë dhe vazhdimi i kontratës tregon se të dyja palët jemi të kënaqura me bashkëpunimin. I entuziazmuar shof përpara për të tjera suksese”, deklaroi Zahov pasi firmosi kontratën e re me kuqezinjtë.

Dino Zahov u bashkua me Shkëndijën në janar të vitit 2016 dhe derisa po zhvillon sezonin e tij të gjashtë me kuqezinjtë është shndëruar në një prej pikave kyçe të skuadrës. Ai ka regjistruar deri tani 176 paraqitje zyrtare me Shkëndijën, prej të cilave 137 në kampionat, 9 në Kupë dhe 30 përballje në Kupat e Europës.

Të gjithë në kampin kuqezi urojmë Zahovin për kontratën e re, me shpresë për suksese të reja në periudhën që pason.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME