Zyrtare: Vllatko Stojanovski vishet kuqezi!

No image

KF Shkëndija njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin Vllatko Stojanovski. 25 vjeçari Stojanovski me klubin tonë ka nënshkruar marrëveshje me kohëzgjatje prej dy vitesh.

Stojanovski te skuadra kuqezi vjen nga kampionati kroat nga ekipi i Goricës, ndërsa paraprakisht ka luajtur edhe në Nimes të Francës dhe Split të Kroacisë, ndërsa në kampionatin vendor për dy vite radhazi ka qenë pjesë e Renovës. Si pjesë e përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut, Stojanovski luajti edhe në Kampionatin Evropian Euro 2020. Në vitin 2019 Stojanovski u shpall golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj se ky është një moment shumë i duhur në karrierën time, që të vij në një klub si Shkëndija që gjithmonë luan për tituj dhe që ka përvojë të madhe në garat evropiane. ”, tha Stojanovski pas nënshkrimit të kontratës.

KF Shkëndija Stojanovskit i uron shumë fat dhe suksese në fanellën e Shkëndijës!

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME