Zyrtare: Visar Musliu dy vitet e ardhshme lojtar i Shkëndijës

No image

Pasi gjashtë muajt e kaluar luajti me kuqezinjtë si futbollist i huazuar nga rradhët e Prishtinës, mbrojtësi Visar Musliu tashmë është në pronësi të Shkëndijës.

Visar Musliu zyrtarisht është futbollist i ri i Shkëndijës. Mbrojtësi 23 vjeçar firmos kontratë dy vjeçare dhe periudhën në vazhdim do jetë në pronësi të plotë të kuqezinjëve. Reprezentuesi i Maqedonisë gjashtë muajt e kaluar ishte lojtar i FC Prishtinës dhe te Shkëndija luajti në formë të huazimit, duke u bërë pjesë e arritjes historike në fitimin e titullit të kampionit dhe trofeut të Kupës së Maqedonisë. Në gjysmësezonin pranveror me fanellën kuqezi zhvilloi 15-të paraqitje kampionale në të cilat shënoi dy gola, ndërsa realizoi 3 gola në kuadër të Kupës dy prej të cilëve në finale. Fillimisht realizoi në fitoren e lartë 4:0 kundër Vardarit në çerekfinale, ndërsa më pas realizoi dy herë në fitoren 3:0 përballë Pelisterit në finalen të Kupës. ​