Zyrtare: Rinovojnë Jovanovski dhe Pollozhani

No image

Marko Jovanovski dhe Artim Pollozhani kanë vazhduar bashkëpunimin dhe do të jenë pjesë e Shkëndijës edhe sezonin e ardhshëm.

 Skuadra ‘kuqezi’ mban në rradhët e veta të paktën edhe për 12-të muaj Marko Jovanovskin dhe Artim Pollozhanin. Portieri dhe mesfushori me tipare mbrojtëse mbeteshin lojtarë të lirë më 30 qershor të këtij viti. Bisedimet me të dy kanë zgjatur shumë shkurtë, pasi futbollistët dhe kryesia kanë gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër. Marko Jovanovski tani më një kohë të gjatë është pjesë e Shkëndijës, ndërsa këtë vit kontribuoi në Kupën e Maqedonisë ku ‘kuqezinjtë’ fituan trofeun. Me vazhdimin e kontratës së gardianit, Shkëndija konfirmon konkurencë të fortë në portë edhe sezonin e ardhshëm, ku Jovanovski dhe Zahov në kushte të barabarta do të synojnë të mbrojnë portën ‘kuqezi’. Ndërkohë edhe strugani Pollozhani është pjesë e skuadrës gjashtë vitet e kalaura, ndërsa rinovimi vjen me kërkesë të stafit teknik që vlerëson profesionalizmin e tij dhe gjindshmërinë për të ndihmuar ekipin në më shumë pozita. ​

 

 

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.