ZYRTARE: Mevlan Adili prurja e parë e merkatos

No image

Mbrojtësi shkupjan me përvojë kthehet në taborin e Shkëndijës pas eksperiencave në Shqipëri, Lituani e Rusi. 

KF Shkëndija komunikon angazhimin e Mevlan Adilit. Mbrojtësi 29 vjeçarë dhe kryesia e klubit kanë gjetur akordin e bashkëpunimit dhe shkupjani pasi ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore, ka hedhur firmën në kontratën 2 vjeçare me kuqezinjtë. 

Jam i lumtur që kam gjetur akordin me KF Shkëndija, një ambient që e njoh mjaft mirë. Jam në dije se çka kërkon ky klub dhe shpresoj që të realizojmë objektivat. Të them të drejtën, gjithmonë e kam pas me dëshirë këtë klub. Edhe kur jam larguar nga Shkëndija më ka lënë përshtypje të mirë, sepse janë disa gjëra që janë shumë të rregulluara këtu. Unë vij te Shkëndija për të dalë kampion ndërsa shpresoj që me ndihmën e Zotit të ndodh një mrekulli dhe të futemi në grupet e garave të Evropës“, u shpreh Mevlan Adili për kanalet e klubit, menjëherë pasi zyrtarizoi marrëveshjen me Shkëndijën. 

Adili sezonin e fundit luajti me Bylisin në Superligën shqiptare, pasi paraprakisht ishte në Rusi te SKA Khabarovsk. Në sezonin 2019/20 ishte ndër më të mirët në Shqipëri kur si anëtarë i Vllaznisë mes disa vlerësimeve individuale u përfshi edhe në formacionin më të mirë të vitit nga ana e Federatës shqiptare të Futbollit. Më herët është paraqitur me Shkupin në tre periudha, në Lituani luajti me Zalgiris, UTA BD ishte eksperienca e tij në Rumani, ndërsa kjo do të jetë hera e tretë që do të vesh fanellën e Shkëndijës.

Mevlan Adili bëhet angazhimi i parë i Shkëndijës në merkaton e verës, ndërsa të gjithë në taborin kuqezi i urojmë suksese në periudhën që pason.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME