
KF Shkëndija dhe FC Dinamo Kiev kanë gjetur akord për transferimin e Reshat Ramadanit te gjigandi ukrainas.
Klubi i Futbollit Shkëndija me kënaqësi komunikon se mesfushori 19-të vjeçarë Reshat Ramadani ka kompletuar transferimin në Ukrainë të Dinamo Kievi.
KF Shkëndija dhe FC Dinamo Kiev kanë gjetur akord për transferimin e Reshat Ramadanit tek gjigandi ukrainas. Përveç dëmshpërblimit të caktuar për tu paguar tani për kompletimin e lëvizjes, kuqezinjtë do të përfitojnë edhe 15% nga shitja eventuale e ardhshme e Ramadanit.
Tashmë ish-mesfushori kuqezi ka firmosur kontratë pesëvjeçare me ekipin me më shumë trofe në Ukrainë.
Ramadani është rritur në moshat e reja të Shkëndijës, ndërsa me ekipin e parë u bashkua si 17-të vjeçarë në vitin 2021. Me 23 paraqitje në elitën e futbollit vendor dhe 5 në Kupat e Europës, Ramadani ka shënuar 2 gola me ekipin e parë, derisa bëhet futbollisti i parë që transferohet në Dinamo Kiev direkt nga një ekip i Maqedonisë.
Të gjithë në KF Shkëndija urojnë Reshat Ramadanin për këtë transferim, duke i dëshiruar shumë suksese me ekipin e tij të ri.
