Zrinjski Mostar, testi i tretë për kuqezinjtë

No image

Stërvitjet e kuqezinjve në Slloveni vazhdojnë të jenë intensive dhe forma e ekipit do të testohet nesër në ndeshjen e tretë kontrolluese ndaj Zrinjskit të Mostarit nga Bosnja. Do të jetë ky testi i radhës për kuqezinjtë, pas fitores me rezultatin 1:0 ndaj Mariborit.

Ekipi është duke u stërvitur me intensitet të plotë në prag të ndeshjeve eliminatore të UEFA Ligës së Konferencës, ndërsa pas Zrinjskit të Mostarit, deri në përfundim të qëndrimit në Slloveni mbetet të zhvillohet edhe ndeshja e fundit miqësore, ajo kundër Dinamos së Zagrebit më 26 qershor.

Ndeshja kundër Zrinjski Mostarit luhet nesër me fillim në orën 17:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të Shkëndijës në YouTube.

Detajet e ndeshjes:

E martë, 21 qershor 2022

Ndeshje miqësore

🆚 Zrinjski Mostar | ⏱ 17:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME