Zhvillojmë testin e parë me Voska Sport

No image

Kuqezinjtë kanë luajtur ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër përgatitjeve dimërore, duke barazuar 2:2 me Voska Sportin në Tetovë.

Shkëndija vazhdon fazën përgatitore me intensitet të shtuar dhe në këtë drejtim skuadra sot zhvilloi takimin e parë kontrollues. Në Tetovë te terreni me bar sintetik pranë Qendrës Sportive u ndeshëm me Voska Sport nga Ohri, në një takim ku trajneri Qatip Osmani shans për lojë u dha të gjithë futbollistëve. Në një ndeshje të hapur dukej qartë se futbollistët ndjenin lodhje nga tempoja e ngarkesave fizike në këtë fazë të përgatitjeve. Minutat e parë me fanellën kuqezi realizuan Maksimov, Milev e Rexhepi që nisën ndeshjen si titullar, derisa në të dytën hyri edhe Mujezinoviç. Në kombinim nuk ishte fare Qaka i dëmtuar dhe Çinari që akoma nuk është stërvitur me grupin, si dhe Zahov që ishte lënë i lirë nga stafi teknik. 

Shkëndija për një nuansë ishte më aktive dhe në pjesën e parë rezultati mbeti 0:0 vetëm falë disa super pritjeve të portierit mysafir Hadis Velii që ndali tentimet e Ditës dhe dy herë Hasanit. 

Në pjesën e dytë dy trajnerët kryen më shumë zëvendësime, ndërsa Shkëndija dominimin e “përktheu” në epërsi 2:0 me dy realizime të Ferhan Hasanit në harkun kohor prej vetëm dy minutave. Kapiteni fillimisht shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, derisa pak sekonda më vonë përfitoi nga gabimi i portierit mysafir dhe solli golin e dytë. Trajneri Osmani në vazhdim shans për lojë u dha gjithë futbollistëve që kishte në bankinë, derisa dy pakujdesi të tanëve u shfrytëzuan nga Jasharovski që fillimisht realizoi për 2:1, derisa në minutën e fundit të takimit nga penaltia vendosi rezultatin final 2:2. Rezultati gjithsesi ishtë në plan të dytë për dy trajnerët dhe në këtë fazë me rëndësi ishte futbollistët të shohin nivelin momental të tyre, ndërsa e vetmja gjë negative ishte largimi i Cakes nga loja pas vetëm 13-të minutave në pjesën e dytë shkaku i shqetsësimit nga dhimbjet në pjesën e shpinës. 

Futbollistët e Shkëndijës të premten kanë ditë të lirë, derisa nga e shtuna kthehen në seancat stërvitore. 

NDESHJE KONTROLLUESE

SHKËNDIJA-VOSKA SPORT 2:2 (0:0)

Qendra Sportive në Tetovë

Golashënues: Hasani 54’ dhe 55’ (Shkëndija), ndërsa Jasharovski 58’ dhe 90’ pen. (Voska Sport)

SHKËNDIJA: Talevski, Maksimov, Bejtullai, Rexhepi, Velija, R. Ramadani, Dita, Shala, Hasani (c), Doriev, Milev.

Luajtën edhe: Cake, Cuculi, Murati, Mujezinoviç, F. Ramadani, Ramani, Nuhija, Hamza, Jakupi, Nazifi dhe Avduli. 

Trajner: Qatip Osmani

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME