Zahov: Të vazhdojmë serinë e fitoreve

No image

Gardiani kuqezi vlerëson se ekipi duhet të tregojë konsistencë në këtë fazë të kampionatit.

Shkëndija len pas vetes një javë të suksesshme, pasi triumfit bindës 1:5 në fushë të Vardarit në mesjavë i’u shtua kualifikimi në çerekfinale të Kupës pas fitores 1:0 ndaj Gostivarit në 1/8 e finales.

Lider dhe çerekfinaliste e Kupës Shkëndija pret sfidat e rradhës në kampionat, kur fillimisht të dielën pret Rabotniçkin.

“Vlerësoj se në këtë fazë të kampionatit kemi nevojë për konsistencë, pasi çdo pikë e fituar dhe shkëputja nga rivalët do të jetë vjtale në fund të sezonit. Përjashtuar tre barazime, ne kemi bërë mirë në pjesën e deritashme të sezonit dhe mendoj se duhet të vazhdojmë ecurinë pozitive”, shprehet portieri Kostadin Zahov. Duke vlerësuar triumfin bindës ndaj Vardarit dhe kalimit të raundit në Kupë, gardiani shton se ky është momenti kur duhet kampanjës ti jepet qetësi dhe siguri.

Natyrisht se fitorja bindëse në fushë të Vardarit dhe kualifikimi në çerekfinale të Kupës na jep ecurinë e planifikuar dhe tani duhet të vazhdojmë me fitore. Çdo ndeshje është histori e re dhe secili takim kërkon përqendrim maksimal. Rabotniçki din të bëjë probleme në transfertë dhe ne shikojmë me shumë seriozitet këtë përballje, sepse duam të performojmë në nivelin tonë dhe të marrim tre pikët e rradhës”, përfundoi Zahov.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME