Zahov: Kemi ende punë, ndeshjet i marrim një pas një

No image

“Fitoret si kjo me Pelisterin në fund kanë vlerën e titullit dhe jam i lumtur që kontributi im ndihmon skuadrën. 10 ndeshje pa gol është ecuri shumë e mirë që duam ta vazhdojmë. Të shtunën shkojmë të gatshëm për një paraqitje që duam ta fitojmë”, shprehet Zahov.

Në fitoren e të dielës 1:0 ndaj Pelisterit, portieri Dino Zahov kompletoi ndeshjen e 10-të sezonale pa gol të pranuar, ndërsa është në ecuri prej tre përballjeve të njëpasnjëshme me rrjetë të pastërt (barazime 0:0 me Rabotniçkin dhe Renovën dhe fitorja 1:0 ndaj Pelisterit). Numri një i formacionit kuqezi formën e shkëlqyeshme në përballjet e fundit e rumbullaksoi me një super intervenim në kohën shtesë të duelit të xhiros së 23-të, duke ruajtur praktikisht tre pikët.

“Fitoret si kjo me Pelisterin në fund kanë vlerën e titullit dhe për këtë arsye unë e vlerësoj shumë këtë triumf, sado që e morëm përmes një rruge të vështirë. Detyra ime është të ruaj portën dhe në atë moment në fund të ndeshjes vetëm kam bërë punën time. Natyrisht duke pasur parasysh rezultatin dhe momentin që ndodhi, pritja që bëra në çastet e fundit fiton në vlerë dhe unë jam i lumtur që kontributi im ndihmon skuadrën të ec drejt objektivave”, shprehet Kostadin Zahov, i cili komenton rumbullaksimin e 10-të ndeshjeve pa gol të pranuar në këtë kampanjë.

𝘁𝗵𝗲 𝗴𝘂𝗮𝗿𝗱𝗶𝗮𝗻 𝗞𝗭𝟭 🧤 #ShkëndijaPelister

Posted by KF Shkëndija on Sunday, March 14, 2021

“Në radhë të parë gjithmonë është suksesi kolektiv, por i njejti është i garantuar atëherë kur secili individ bën në mënyrën më të mirë të mundshme detyrën e tij. E përsëris, fitoret janë në plan të parë, por për një portier s’ka më mirë kur arrin të mbaj të paprekur portën e tij. 10 ndeshje pa gol është ecuri shumë e mirë edhe pse gjithmonë motivoj veten se ka mundur dhe mundet edhe më mirë. Shpresoj që deri në fund të shtohet ky segment statistikor edhe pse titulli i kampionit është synimi parësorë”.

Shkëndija pas ndeshjes të ditës së dielë me Pelisterin ka kthyer vëmendjen ka dueli i xhiros së 24-t, kur të shtunën në Shkup përballemi me Vardarin.

“Është e qartë se ne duam titullin dhe për të arritur këtë kemi akoma punë për të bërë. Po, kemi krijuar përparësi prej 7-të pikëve para vendit të dytë, por ne shofim përpara me fokus maksimal, i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës dhe nuk lejojmë të humbim përqendrimin në asnjë moment. Çdo gabim mund të na kushtojë shumë dhe për këtë arsye respektojmë në maksimum secilën ndeshje. Të shtunën luajmë me Vardarin dhe shkojmë të gatshëm për një paraqitje sikur të jetë finale që duam ta fitojmë. Ashtu do të vijohet në çdo duel deri në fund të kampionatit”, përfundoi Dino Zahov. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME