
Sot kishim nderin dhe kënaqësinë që hapësirat e KF Shkëndija i vizitoi kryetari i Kongresit Panshqiptar Amerikan, z. Bruno Ceka.

Bruno Ceka është ish-lojtar dhe kapiten i gjeneratës së parë të Shkëndijës së vitit 1979, gjeneratë kjo e artë që vuri themelet e klubit tonë në ato kohëra të vështira.


(poshtë) Hebib Shaqiri, Afrim Jonuzi, Iljaz Shahini, Faik Ademi, Shani Fetai, Namik Ramadani, Bruno Ceka
KF Shkëndija falënderon z. Ceka për kontributin e tij në avancimin e vlerave dhe identitetit shqiptar, si dhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj KF Shkëndijës.

