Xhiroja e 6: Shkëndija-Sileksi

No image

Liga e Parë e Maqedonisë do të jetë aktive edhe në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 6-të. “Kuqezinjtë” të mërkurën në Tetovë përballen me Sileksin e Kratovës.

Shkëndija të mërkurën kërkon fitoren e 12-të të njëpasnjëshme me rradhë në po aq takime si vendase me Sileksin kur përballen mes veti në kuadër të xhiros së 6-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. “Kuqezinjtë” pas suksesit të fundit dhe fitores rekorde në fushë të Rabotniçkit me atmosferë shumë të mirë presin këtë përballje e cila duhet të jep vazhdimësi në rrugëtimin drejt titullit të kampionit. Për të ruajtur vendin e parë në renditje duhen fitore e kontuinitet dhe Shkëndija ndeshjet i merr një nga një. Barazimi me Pobedën para dy xhirove është paralajmërim se çdo ndeshje kërkon kujdes të veçantë dhe futbollistët duken të bindur për të mos lejuar gabime tjera në kampionat. Sileksi shihet me respekt dhe të gjithë do të japin më të mirën për të arritur suksesin e rradhës në kampionat. Stafi teknik në dispozicion ka të gjithë lojtarët dhe para ndeshjes do të vendos për formacionin me të cilin do të kërkojë suksesin e pestë sezonal.
Mbrojtësi i djathtë Mevlan Murati beson se skuadra do të vazhdojë me paraqitje pozitive dhe me Sileksin objektiv i vetëm mbeten tre pikët.

Përballja Shkëndija-Sileksi luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:30.