Xhiroja e 17-të: Makedonija Gj.P. – Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të dielën në Shkup përballë Makedonija Gj.P. zhvillojnë përballjen e fundit kampionale pët vitin 2022.

NDESHJA

Makedonija Gj.P. vs Shkëndija

Liga e Parë, xhiroja e 17-të

Stadiumi në Gjorçe Petrov të Shkupit

E dielë, 4 dhjetor, ora 13:00

Shkëndija do të jetë udhëtuese të dielën, kur xhiroja e 17-të sjell transfertën me Makedonija Gj.P. në Shkup. Fakti që në xhiron e 18-të e cila në program është më 11 dhjetor Shkëndija është e lirë, nënkupton se kuqezinjtë pikërisht ndaj Makedonija Gj.P. do të zhvillojnë duelin e fundit për vitin 2022. 

Skuadra shkupjane si fituese e Kupës së sezonit të shkuar dhe pjesëmarrëse në garat e Evropës këtë kampanjë nuk është në nivelin e pritjeve. Largimi i mesfushorit Sefer Emini, që ishte truri i skuadrës ka në lënë boshllëk të madh në ekipin e drejtuar nga Muharrem Bajrami dhe gjithë kjo ka reflektuar edhe në rezultatet e Makedonija Gj.P.. Vetëm 17-të pikë në 14-të ndeshje (4 fitore, 5 barazime dhe 5 disfata) janë pak për një ekip që sunonte pozitat e para në renditje.

Këtë sezon Shkëndija dhe Makedonija Gj.P. janë përballur një herë kur në kuadër të xhiros së 6-të në Tetovë rezultati ishte 1:1.

Skuadra

Trajneri Qatip Osmani në dispozicion ka gjithë futbollistët dhe mungesa e vetme është Sabit Bilalli që vuan pezullimin. 

Transmetimi

Makedonija Gj.P.-Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 13:00 në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në televizionin shtetëror MTV dhe platformën Arena Sport.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME