Xhiroja e 14-të: Shkëndija-Akademia Pandev

No image

Kuqezinjtë rikthen të luajnë në Tetovë pas gati një muaj dhe sfida me Akademia Pandevin shihet si mundësi e mirë për të vazhduar rrugën drejt kreut.  

NDESHJA

Shkëndija vs Akademia Pandev

Liga e Parë, xhiroja e 14-të

Stadiumi i qytetit në Tetovë

E dielë, 6 nëntor, ora 13:00

Shkëndija të dielën përballet në Tetovë përballë Akademia Pandevit, duke u rikthyer të luajë në fushë të vet pas 9 tetorit kur u ndeshëm me Bregallnicën. Serinë e tre transfertave të njëpasnjëshme e kaluam kryesisht pozitivisht, pasi fituam 7-të nga 10-të pikë të mundshme (Rabotnicki 2:4, Skopje 0:1, Sileksi 1:1) dhe tash është koha për gëzim në fushë vendase. 

Akademia Pandev vjen në Tetovë me një krizë të thellë, pasi numërojnë 6-të humbje nga 7-të përballjet e fundit kampionale. Seria negative i ka zbritur në pozitën e parafundit (10-të) në renditje me vetëm 8-të pikë të tubuara (2 fitore, 2 barazime dhe 8 disfata). Përballja e parë mes veti në këtë sezon u takoi kuqezinjëve, pasi Shkëndija fitoi 1:0 me golin Shalës në Strumicë. 

Skuadra

Egzon Bejtullai shkaku i lëndimit është jashta kombinimit për lojë, ndërsa i pezulluar është Bruno Dita (karton i kuq në sfidën e fundit me Sileksin). Kthehet në kombinim Mevlan Murati që humbi dy sfidat e fundit shkaku i kartonit të kuq në ndeshjen me Rabotniçkin. Lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë dhe stafi teknik para ndeshjes do të vendos për formacionin startues.

Transmetimi

Shkëndija-Akademia Pandev zhvillohet të dielën me fillim në orën 13:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtar të Shkëndijës në YouTube (Shkëndija Channel).

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME