Xhiroja e 13-të: Sileksi – Shkëndija

No image

Me seri prej 5 fitoreve rresht në terren mysafir, Shkëndija të dielën ndeshet me Sileksin në Kratovë.

NDESHJA

Sileksi vs Shkëndija

Liga e Parë, xhiroja e 13-të

Stadiumi i qytetit në Kratovë

E dielë, 30 tetor, ora 13:00

Kuqezinjtë kërkojnë të ruajnë efektin e 100% të fitoreve në ndeshjet si mysafir edhe pas xhiros së 13-të, pasi paraprakisht kemi triumfuar në 5 transfertar e deritashme (A. Pandev 0:1, Tikvesh 1:3, Pobeda 1:3, Rabotniçki 2:4 dhe Skopje 0:1). Triumfi i 6-të do të kërkohet në Kratovë ku ndeshemi me Sileksin në formë shumë të mirë. 

Ekipi nga Kratova zhvillon një vjeshtë pozitive dhe pas 12-të xhirove renditet në vendin e 4-t me 21 pikë të tubuara (6 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje). Janë mundur vetëm 2 herë në 11-të ndeshje, duke u dorëzuar në Strugë (2:1) dhe në takimin e fundit si vendas kur në Kratovë pësuan 0:3 nga Pobeda. Në takimin e parë mes veti Shkëndija dhe Sileksi barazuan 1:1 në duelin e luajtur në Strugë. 

Skuadra

Trajneri Osmani sërish përballet me mungesa në formacion. Mevlan Murati ka edhe një ndeshje pezullim pas kartonit të kuq në ndeshjen me Rabotniçkin, ndërsa takimin me Sileksin e humb edhe mbrojtësi, Egzon Bejtullai. Zëvendës kapiteni pas ndeshjes me Skopjen u ankua në shqetësime në kofshën e prapme të këmbës së majtë, ndërsa pas egzaminimeve mjekësore u vërtetua se nuk mund të luajë këtë ndeshje. Shqetësime shëndetësore ka shfaqur edhe Ljupço Doriev, mirëpo me shumë mundësi sulmuesi anësorë do të jetë gati për lojë. 

Kapiteni Ferhan Hasani kthehet pasi ishte i pezulluar dhe humbi duelin me Skopjen, ndërsa janë kthyer edhe Dashmir Elezi e Zani Nazifi, të dy munguan në ndeshjen e së mërkurës, pasi ishin të grumbulluar me përfaqësuesen U19 të Maqedonisë së Veriut.

Valmir Nafiu tashmë është kthyer dhe pas minutave që kishte ndaj Skopjes, pritet gradualisht të fitojë më shumë hapsira për lojë.

Transmetimi

Sileksi-Shkëndija luhet të dielën me fillim në orën 13:00 në Kratovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti RTMV dhe kanalet Arena Sport.

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME