Vijojnë përgatitjet për Bregallnicën, sërish do kemi mungesa

No image

Kthehen në stërvitje Hasani e Dita, mirëpo punojnë me te intensitet të lehtë. Elezi do jetë 3 javë jashtë, ndërsa Doriev pret ekzaminimet. Kthehet Almir Rexhepi.

Futbollistët kuqezi janë duke zhvilluar fazën e fundit të përgatitjeve për ndeshjen e fundjavës me Bregallnicën në Shtip.

Stafi teknik dhe futbollistët vazhdimisht punojnë në ngritjen e formës së skuadrës, duke ditur se fitorja në këtë transfertë ka vlerë të madhe në garën për titullin kampion. Gjithsesi, tre pikët do të kërkohen me mungesa të rëndësishme në formacion, pasi shkaku i dëmtimeve jashta mbeten kapiteni Hasani, Dita e Elezi, derisa në dyshim është Doriev. Lajmi vetëm i mirë është kthimi i Almir Rexhepit, i cili humbi gjithë fazën përgatitore në Turqi shkaku i lëndimit dhe tashmë punon me intensitet maksimal. 

Buletini shëndetësorë:

Kapiteni Ferhan Hasani pas dëmtimit të kokës në sfidën me Shkupin ka qëndruar në pushim të plotë 10 ditë. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, tashmë Buba është bashkuar me ekipin, momentalisht stërvitet me intensitet të lehtë dhe gjendja e tij do të ndiqet ditët në vijim. 

Bruno Dita stërvitet individualisht, pasi edhe ai u dëmtua kundër Shkupit kur pësoi zgjatje të kofshës dhe javën e ardhshme pritet të bashkohet me ekipin për të punuar me ngarkesa maksimale. 

Dashmir Elezi ka pësuar zgjatje të ligametit të kyçit të këmbës dhe do të qëndrojë minimum tre javë jashta procesit stërvitor. 

Ljupço Doriev kundër Pobedës pësoi tërheqje të shkallës së parë të kofshës. Të mërkurën dhe të enjten nuk është stërvitur, pritet të kthehet të premten kur do shihet nëse do hyjë në kombinim për ndeshjen e të dielës. 

Almir Rexhepi ushtron 100% dhe hynë në kombinim për lojë. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME