
Shkëndija do të përballet me Vardarin në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, pasi këta të fundit eliminuan Shkupin në 1/8 e finales.
Kuqezinjtë kanë mësuar emrin e rivalit për fazë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Shkëndija prej më herët priste fituesin e duelit ndërmjet Shkupit dhe Vardarit në 1/8 e finales. Pasi dueli ndërmjet skuadrave shkupjane i takoi Vadarit me rezultat të përgjithshëm 3:1 (1:1 dhe 2:0), këta të fundit do të jenë rivali ynë në duelet ku do të kërkohet kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës. Dy ndeshjet e çerekfinales do të luhen në pranverë.
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.