U19: Fitore e vuajtur në fund të takimit

No image

Dy gola në fund të ndeshjes në harkun kohor prej katër minutave i kanë dhënë tre pikët e rradhës skuadrës U19 të Shkëndijës në duelin me Pobedën e Prilepit.

Shkëndija U19 më vështirë se sa pritej mundi Pobedën e Prilepit, duke vazhduar bindshëm kryesimin në Super Ligën e Maqedonisë për juniorë. Plotë 86 minuta zgjati rezisitenca e mysafirëve, që arrinin të mbrohen nga sulmet e skuadrës së Bekim Osmanit. Dukej se miqtë do të arrinin të shkëputin barazim pa gola në Tetovë, mirëpo kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe katër minuta para fundit të kohës së rregullt Donat Aliu sjell golin e shumë kërkuar për epërsi 1:0. Pobeda u duk e gjunjëzuar pasi kapitulloi kur kishte arritur shumë pranë cakut dhe Shkëndija shtoi edhe golin e dytë me Florent Ramadanin në minutën e fundit, për fitore 2:0.

LEXO: SHKËNDIJA U 18 DEKLASON POBEDËN

SHKËNDIJA U19-POBEDA U19 2:0 (0:0)
Golashënues: 1:0 Donat Aliu 86’, 2:0 Florent Ramadani 90′
SHKËNDIJA U19: Iljazi, Aliti, Mislimi, Aliu, Beqiri, Osmani, E. Luma, Rexhepi, Mehmedi, Ramadani, Gafur.
Luajtën edhe: Loki, Ibraimi dhe Ajruli.
Trajner: Bekim Osmani