U 19 fiton Renovën, pëson skuadra U 18

No image

Juniorët, Agushi dhe Shefiti për fitore me Renovën

Skuadra e shpresave të Shkëndijës e udhëhequr nga trajneri Jeton Beqiri ka shënuar fitoren e rradhës, duke vazhduar të qëndrojë në krye të renditjes me pikë të barabarta me Vardarin. “Kuqezinjtë” mundën 0:2 Renovën në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e juniorëve, ndërsa ndeshja u vendos në mënyrë eksprese nga Agushi dhe Shefiti në fund të pjesës së parë dhe fillim të pjesës së dytë. Pjesa e parë nuk solli ndryshim deri në pesë minuta para pauzës kur Riad Agushi realizoi për epërsi 0:1. Me të filluar pjesa e dytë Shkëndija zgjodhi fatin e takimit pasi kapiteni Shefit Shefiti në minutën e 47-të realizoi për rezultat final Renova 0, Shkëndija 2.

 

Kadetët munden 3:2 nga Renova

Ekipi U 18 i Shkëndijës ka pësuar disfatë 3:2 nga Renova në xhiron e 18-të të Superligës së kadetëve të Maqedonisë. Djemtë e drejtuar nga Bekim Osmani nuk menaxhuan mirë pjesën e parë, duke parë veten në disavantazh pas vetëm dy minutave lojë kur Memedi shënoi për epërsi 1:0 të Renovës. Në minutën e 20-të shifrat u dyfishuan pasi Fejzuli shënoi golin e dytë për ekipin nga Xhepçishti. “Kuqezinjtë” morrën veten në vazhdim dhe në minutën e 53-të Sokol Arifi shënon për 2:1, ndërsa pesë minuta (58’) më vonë Besart Rexhepi sjell simetri në rezultat. Barazimi 2:2 ishte aktual deri në minutën e 63-të kur Fejzuli shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Renovën, duke i siguruar skuadrës së tij fitore 3:2 në këtë përballje.

Tags

Share Now

About Author

Related Post