Trajneri Gjoka flet pas triumfit në Veles

No image

Tre pikë nga një fushë e vështirë ku marrim triumfin e parë kanë lënë të kënaqur të gjithë në taborin e Shkëndijës.

• “Kemi fituar në një transfertë shumë të rëndësishme”
• “E kaluam me sukses edhe pse terreni na bën vështirësi”
• “Boreci është skuadër që bën shumë mirë si vendas”
• “Të përgatitemi me seriozitet për ndeshjen e rradhës”

Kuqezinjtë menaxhojnë triumfin e 9-të sezonal pasi fitojmë 2:0 në fushë të Borecit. Besart Ibraimi me penalti në minutën e 26-të dhe Ljupçe Doriev në të 82-ën realizuan golat e fitores së parë si mysafirë të Borecit, duke u përforcuar në krye të renditjes para se ndjekësit të dielën të zhvillojnë ndeshjet e tyre të xhiros së 15-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ernest Gjoka: Këto janë ndeshje të vështira, ne e dimë tashmë se nuk janë ndeshje të lehta. Kampionati është një garë në vazhdim dhe kjo pikë sot këtu me këtë ndeshje ishte një pikë shumë e nxehtë dhe për ta kaluar me sukses. E kaluam me sukes edhe me gjithë vështirësitë, pasi ju e parë se edhe terreni është që na pengon shumë. Por gjithsesi i rëndësishëm është shpirti i garës në skuadër, ate që duam ta kultivojmë në çdo ndeshje dhe unë mendoj që kjo ishte ndeshje e futbollistëve që dhanë gjithçka dhe nuk lëshuan për asnjë sekond asgjë.

Ernest Gjoka: Nuk ka ndeshje në botë, kudo që të jetë edhe në ndeshjet me elitare të Europës, po t’u hysh me kujdes mund të jesh me difekte dhe me gabime. Kështu që çdo ndeshje ka gabime pasi që futbolli është një lojë me gabime. Por sigurisht edhe ne sot mund t‘a kishim menaxhuar ndeshjen në momentet më të mira të kundërshtarit, kur rivali nuk kishte çfarë të humbte dhe donte me barazu ndeshjen me gjitha forcat. Aty ne mund të kishim menaxhuar më mirë, për të qetësuar lojën, të mbanim topin me shumë. Por gjithsesi këtu janë momente të vështira dhe në një terren si ky dhe një kundërshtarë si Boreci që pak a shumë nuk ka bë keq në fushën e vet, ne menduam të jemi këtu ku jemi dhe them që kaloi gjithçka mirë, pa asnjë gabim, por që mendoj se skuadra të paktën nga ana taktike gjithë kohën është duke u ritur dhe duke u pjekur që të menaxhojë ndeshjet pse jo edhe 1:0, e rëndësishme është që në kampionat mos të ndalësh ritmin.”

Ernest Gjoka: Nuk është se marrim frymë më lehtë, është çështje psikologjike më shumë që të vazhdojmë me këtë ritëm. Por nuk është se ka mbaruar diçka, sigurisht që ndeshjen që kemi të mëkurën duhet ta përgatisim akoma edhe më shumë seriozisht sepse është ndeshje që e luajmë në fushën tonë dhe nuk duam të bëjmë asnjë gabim. Kështu që të qetësohemi sot dhe nesër të vazhdojmë punën me shumë përgjegjësi, me këtë lloj përgjegjësie dhe urie që skuadra tregon në ndeshjet e fundit.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME