Totre dhe Doriev marrin ftesë nga Maqedonia e Veriut

No image

Dy futbollistët kuqezi do të jenë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për ndeshjen e të mërkurës ndaj Gjeorgjisë në Shkup.

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski sot ka dërguar ftesë në adresë të Shkëndijës për të shfytëzuar Ennur Totren dhe Ljupço Dorievin për ndeshjen e rradhës. I ndikuar nga dëmtimet dhe pezullimet, Angellovski ka vendosur të ftojë pesë lojtarë shtesë për duelin e rradhës, duke përfshirë këtu edhe dy kuqezinjtë tanë. Totre dhe Doriev vihen menjëherë në shërbim të ekipit përfaqësues për ndeshjen e të mërkurës me Gjeorgjinë, ndërsa jashta kombinimit për këtë duel mbetet Egzon Bejtullai që pësoi dëmtim në përballjen e të enjtes me Kosovën në Shkup.
Takimi Maqedoni e Veriut-Gjeorgji në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve luhet të mërkurën në Shkup, me fillim në orën 20:45 minuta. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME