Teste me Qabalan, Termalika dhe Podbrezova

No image

Shkëndija në kuadër të përgatitjeve dimërore planifikon të zhvillojë 7-të ndeshje kontrolluese, ndërsa për momentin dihen emrat e katër kundërshtarëve. Pelisteri, Qabala, Termalika dhe Podbrezova janë kundërshtarët e konfirmuar deri tani, ndërsa pritet të caktohen edhe tre rivalët tjerë që do të përmbushin terminet e cakuara për ndeshje testuese.Moti keq bën që të shtyhet udhëtimi drejt Ohrit, ku në vend të martën, shkohet prej të dielën.

 

Skuadra ‘kuqezi’ prej dje ka nisur fazën përgatitore dhe ekipi sot (e hënë) dhe të martën në dy grupe kryen ekzaminimet mjekësore në Prishtinë, ndërsa udhëtimi i paraparë për të marten drejt Ohrit është shtyrë për të dielën shkaku i motit të keq dhe borës së madhe që ka mbuluar terenet. Kjo situatë imponon ndryshime në planprogramin e fazës përgatitore të haruar prej paraprakisht nga stafi teknik. Gjithsesi përgatititjet do të zhvillohen në Ohër dhe Antalia (Turqi), ndërsa përveç seancave stërvitore janë paraparë të zhvillohen 7-të ndeshje kontrolluese (2 në Ohër, 4 në Antalia dhe 1 pas kthimit në Tetovë). Testin e parë ‘kuqezinjë’ mendohet ta kenë më 13 janar në Ohër, kur kërkohet rival më i lehtë që ekipi mos ketë shumë ngarkesë pasi është shumë afër nga starti i përgatitjeve. Rival i mundshëm shihet Novaci, që pritet shpejt të konfirmohet, megjithëse zhvillimi i këtij takimi varet nga kushtet atmosferike. Më 18 janar në testin e dytë Shkëndija në Ohër do të përballet me Pelisterin e Manastirit. Ndërkohë në Antalia rival i parë më 24 janar do të jetë ekipi i vendit të dytë të elitës së futbollit të Azerbajxhanit, Qabala. Më 28 janar Shkëndija do të ndeshet me Termalikën (LKS TERMALICA BRUK-BET NIECIECZA) që renditet e katërta në Poloni. FC Podbrezova nga Sllovakia (Ekipi i dytë në renditjen tabelare) është kundërshtari i rradhës me të cilët ‘kuqezinjtë’ do të përballen më 1 shkurt. Mbetet të caktohet rivali me të cilin Shkëndija do të përballet në ndeshjen e fundit në Turqi më 5 shkurt, ndërsa pas kthimit nga Antalia kryesia duhet të caktojë edhe kundërshtarin me të cilin më 12 shkurt do të zhvillohet prova gjenerale para startit të garave në LPFM, kur më 19 shkurt në Tetovë Shkëndija pret Sileksin e Kratovës.

 

Orari i ndeshjeve kontrolluese:

1.  15.01.2017  Ohër KF Shkëndija vs Novaci ?

2.  18.01.2017  Ohër KF Shkëndija vs Pelisteri

3.  24.01.2017  Antalia KF Shkëndija vs FK Qabala

4.  28.01.2017  Antalia KF Shkëndija vs FC Termalika

5.  01.02.2017  Antalia KF Shkëndija vs FC Podbrezova

6.  05.02.2017  Antalia KF Shkëndija vs ?

7.  12.02.2017  Testi gjeneral para fillimit sezonit pranveror

8.  19.02.2017  Starti i sezonit pranveror Shkëndija-Sileksi

Tags

Share Now

About Author

Related Post