Të shtunën zhvillojmë testin e dytë në përgatitjet në Antalia

No image

Shkëndija të shtunën në orën 14:00 sipas orës tonë lokale përballet me Desna Chernihiv nga Ukraina.

Kuqezinjtë ngadalë kompletojnë javën e parë të përgatitjeve në Antalia të Turqisë. Pas ndeshjes së parë testuese të martën me ukrainasit e Zorya-s (1:1), skuadra ka vijuar me nga dy seanca stërvitore në ditë me një intensitet të shtuar kur ngarkesa fizike e futbollistëve shkon në ngritje e sipër.

Niveli momental përgatitjes së skuadrës do të testohet të shtunën kur në program kemi ndeshjen e dytë kontrolluese. Ashtu si në miqësoren e parë, sërish përballë do të kemi rival nga Ukraina. FK Desna Chernihiv është skuadër që ka lënë një fazë të parë shumë të mirë në elitën e futbollit ukrainas dhe pas 13-të xhirove me 23 pikë të tubuara mbajnë vendin e tretë në renditje, menjëherë pas gjigandëve, Dinamo Kyiv dhe Shakhtar Donetsk. Ndeshja Shkëndija-Desna Chernihiv luhet të shtunën me fillim në orën 14:00 sipas kohës tonë lokale.


SHPËRNDAJE

TË NGJASHME