Të shtunën në Tetovë ndeshje kontrolluese me Tikveshin

No image

Përballjen e parë kontrolluese e zhvillojmë në stadiumin e qytetit në Tetovë, kur të shtunën nga ora 17:30 ndeshemi me Tikveshin. 

Kuqezinjtë afrohen të mbyllin javën e dytë të fazës përgatitore, gjatë së cilës punojmë me nga dy seanca stërvitore në ditë. Duke qenë se në këtë periudhë akcenti kryesor është te ngritja e nivelit të përgatitjes dhe qëndrueshmërisë fizike, intensiteti i punës ka qenë i lartë. Pavarësisht kësaj, gjithnjë në pajtueshmëri me planprogramin e hartuar paraprakisht, ekipi ngadalë duhet të punojë edhe ndërtimin e lojës. Pikërisht për këtë arsye është caktuar ndeshja e parë kontrolluese për ditën e nesërme (15.06.2024). Në Tetovë presim fituesin e Kupës së vendit, Tikveshin. Ndeshja do të luhet në stadiumi i qytetit me fillim në orën 17:30.

subl

SHPËRNDAJE

MË TË REJAT