Të mërkurën ora 11:00 press në Shkup

No image

Trajneri Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani do të dalin para mediave për të dhënë opinionin e tyre dhe pritjet nga ndeshja e parë me KS Cracovia që luhet të enjten në Shkup.

KF Shkëndija të mërkurën (29.06.2016) organizon press konferencë para duelit KF SHKËNDIJA vs KS CRACOVIA në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve për Liga Evropa, që do të zhvillohet më 30.06.2016 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.  Takimi me gazetarë do të mbahet në sallën për press konferenca te stadiumi ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 11:00, ndërsa në të njëjtin do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani.

KF Shkëndija fton gazetarë, fotografë dhe kameramanë të ndjekin këtë ngjarje.

Pas përfundimit të press konferencës do të ndahen akreditimet për takimin KF SHKËNDIJA vs KS CRACOVIA.

Njëkohësishtë ju njoftojmë se skuadra polake në Shkup do të arrijë të mërkurën (29.06.2016) rreth orës 12:10. Do të vendosen në hotelin ‘Aleksandar Pallace’ ndërsa stërvitjen zyrtare para ndeshjes do ta zhvillojnë të mërkurën në orën 20:00 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Pak para fillimit të stërvitjes, në orën 19:30 KS Cracovia parasheh të zhvillojë takim me mediat.

 

Ndeshja Shkëndija-KS Cracovia zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 21:00.

Shpërndaje

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.