TË MËRKURËN NË POGRADEC NDESHJE KONTROLLUESE ME PARTIZANIN

No image

Ekipi zhvendoset në Pogradec, të mërkurën prova gjenerale përballë Partizanit të Tiranës

Skuadra kuqezi sot ka udhëtuar drejt Pogradecit të Shqipërisë, ku sot dhe nesër do të zhvillojë stërvitje intensive. Puna do të jetë vazhdimësi e fazës përgatitore, derisa të mërkurën po në Pogradec nga ora 17:00 do të zhvillojmë ndeshje kontrolluese kundër Partizanit të Tiranës. Kjo do të jetë prova gjenerale e fazës përgatitore para ndeshjeve të UEFA Conference League kundër ekipit armen, Noah.

Një zhvillim i rëndësishëm fundjavën që lamë pas është rikthimi në fushë i Stefan Kocevit. Pas tre muajve mungesë, ai u paraqit në testin e fundit kundër Dritës së Gjilanit (fitore 4:0), ku mbrojtësi i djathtë zhvilloi disa minuta sa për të ndjerë rikthimin në fushë. Po ashtu, në këtë ndeshje miqësore debutoi edhe përforcimi i fundit, Ibrahim Alhassan, me fanellën kuqezi.

subl

SHPËRNDAJE

MË TË REJAT