Të materializohet epërsia nga ndeshja e parë

No image

Shkëndija të mërkurën në orën 14:30 përballet me Rabotniçkin në takimin e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. ‘Kuqezinjtë’ hyjnë me epërsi 2:0 nga ndeshja e parë e luajtur në Shkup. Paralajmërohet luftë maksimale për kalim në çerekfinale, që më pas gjithë vëmendja të drejtohet kah sfida e të dielës me Vardarin në Tetovë.

1


7

Rruga e mbrojtjes së trofeut të Kupës së Maqedonisë për Shkëndijën vazhdon me ndeshjen e dytë të fazës së 1/8 së finales, në të cilën kundërshtar është pikërisht skuadra përballë së cilës u fitua Kupa në edicionin paraprak të kësaj gare. ‘Kuqezinjtë’ fituan 2:0 ndeshjen e parë me Rabotniçkin të luajtur në Gjorçe Petrov të Shkupit dhe me epërsi kapitale do të hyjnë në takimin e kthimit ku kërkohet të materializohet epërsia nga përballja e parë. Edhe pse ky rezultat Shkëndijën e vëndon në pozitë shumë ideale për të kaluar në raundin e ardhshëm, në asnjë moment nuk mendohet se puna është e kryer dhe ndeshja e kthimit pritet me seriozitet maksimal. Stafi teknik kërkon impenjim maksimal dhe lojë për fitore, për të mos lejuar të rrezikohet kalimi në çerekfinale të Kupës.
Përballja Shkëndija-Rabotniçki luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:30.

4

MATCH PREVIEW | Demir Imeri: Respektojmë Rabotniçkin, por besojmë në forcat tona

quote