Të martën testohemi nga CSKA 1948 Sofje

No image

Faza përgatitore e kuqezinjëve të martën ora 13:00 sjell ndeshje kontrolluese me CSKA 1948. Mesfushori Mujezinoviç mbetet në dyshim për lojë shkaku i dëmtimit.

KF Shkëndija ka mbyllur me sukses ditën e pestë të fazës përgatitore në Antalia të Turqisë, ku ekipi sot zhvilloi dy seanca stërvitore me intensitet të plotë. Ngarkesat vazhdojnë të jenë intensive, derisa pa ulur ritmin stafi teknik implementon planprogramin që të martën sjell ndeshjen e dyte kontrolluese në tokën turke.

FC CSKA 1948 nga Sofje është rivali i dytë i Shkëndijës, pas duelit të së shtunës me NK Mura nga Sllovenia me të cilët barazuam 1:1. Ekipi Bullgar CSKA 1948 është ndër ekipet më të pasura në vendin fqinjë, me një buxhet shumë të lartë, mbajnë vendin e tretë të elitës bullgare pas gjysmëstinorit vjeshtor dhe skuadër e ndërtuar e që synon të ndëpresë dominimin e Ludogorets-it me 11-të tituj të njëpasnjëshëm kampion.

Në dyshim për lojë mbetet Mustafa Mujezinoviç i dëmtuar në kofshën e përparme të këmbës së djathtë. Boshnjaku për këtë arsye humbi duelin me Mura-n, të hënën u kthye në stërvitje dhe para ndeshjes stafi teknik do të vendosë nëse do t’i jepen pak minuta për lojë. Kujtojmë se shkaku i dëmtimit në miqësoren me Voska Sport në Tetovë, Almir Rexhepi nuk ka udhëtuar me ekipin në Turqi.

Shkëndija-CSKA 1948 luhet të martën me fillim në orën 13:00 (CET) apo sipas orës lokale 15:00, derisa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në Shkëndija Channel në Youtube.

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME