Të martën në Tetovë ndeshje kontrolluese me Llapin

No image

Përballjen e tretë kontrolluese e zhvillojmë në stadiumin e qytetit në Tetovë, kur të martën nga ora 18:00 ndeshemi me Llapin e Podujevës. 

Shkëndija të martën zhvillon ndeshjen e tretë kontrolluese të fazës përgatitore, pas dy takimeve të para (dy fitore 1:0 me Tikveshin në Tetovë dhe 1:0 me Tiranën në Ladorisht të Strugës). 

Në stadiumin e qytetit në Tetovë do të presim (25.06.2024) presim skuadrën kosovare KF Llapi nga Podujeva. Dueli në fjalë ishte caktuar të luhet në Strugë nga ora 17:30, mirëpo shkaku i gjendjes jo të mirë të terrenit dhe temperaturave të larta ka ardhur deri te ndryshimi i planit. Kështu dueli do të luhet në Tetovë me fillim në orën 18:00. 

Vlen të ceket se në këtë duel nuk do të paraqitet futbollisti i ri i Shkëndijës, Daouda Karamoko Bamba, pasi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë deri më 30.06.2024 është në kontratë me Umraniyespor, ndërsa bëhet zyrtarisht lojtar i Shkëndijës (hyn në fuqi kontrata) nga 1 korriku.

subl

SHPËRNDAJE

MË TË REJAT