Startojnë përgatitjet për sfidën e ardhshme

No image

Kuqezinjtë janë kthyer në stërvitje me vëmendje ka sfida e të dielës me Pobedën në Tetovë.

     Pas ditës së martë të lirë, futbollistët kuqezi janë kthyer në stërvitje dhe tashmë vëmendja është përqendruar ka sfida e xhiros së 20-të në LPFMV përballë Pobedës të dielën në Tetovë. 

     Dueli i të dielës me Shkupin është analizuar dhe duke punuar për takimin e rradhës, vëmendje i kushtohet përmirësimit të lëshimeve të shfaqura në lojë. 

     Përveç kapitenit Ferhan Hasani që vazhdon të jetë jashta procesit stërvitor deri në një vendim të stafit mjekësor pas goditjes që mori në kokë të dielën, mungon në stërvitje edhe Bruno Dita i dëmtuar në kofshën e këmbës në fund të pjesës së parë ndaj Shkupit. Dita do të vazhdojë terapinë për rikuperim derisa akoma nuk është marrë rezultati që do të tregojë kohëzgjatjen e mungesës së tij. Ajo që dihet sigurtë është se Hasani dhe Dita nuk do të jenë në kombinim për tu paraqitur në fundjavë. 

     Skuadra do të vazhdojë me nga një seancë stërvitore në ditë deri të shtunën, kur përmbyllen përgatitjet për sfidën e ditës së dielë Shkëndija-Pobeda. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME