Skadon kontrata e sulmuesit Samir Fazli

No image

Shkëndija dhe sulmuesi shkupjan Samir Fazli ndahen miqësisht, duke vlerësuar se në këtë moment rrugët marrin kahje të ndryshme.

I ardhur në taborin kuqezi verën e kaluar, kontrata njëvjeçare e sulmuesit 28 vjeçar ka skaduar me mbylljen e sezonit garues 2018/2019, gjatë të cilit Shkëndija mbrojti titullin e kampionit.

KF Shkëndija falemenderon Samir Fazli për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi në rrugën drejt fitimit të titullit kampion shtetëror, derisa urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.