Sindrit Guri vishet kuqezi

No image

Vjen në Shkëndijë Sindrit Guri, golashënuesi cilësor që pritet të udhëheqë kuqezinjtë në sulm. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, 27 vjeçari Sindrit Guri, me Shkëndijën ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Guri te skuadra kuqezi vjen nga kampionati belg, nga ekipi KV Oostende, ndërsa paraprakisht ka luajtur në Superligën Shqiptare ku qenë pjesë e ekipit të Kukësit, ku edhe u bë i njohur me 21 gola të shënuar nga 17 ndeshje.

“Kur e mësova se mund të vij në Shkëndijë, menjëherë më lindi dëshira që sa më shpejt të vij në Tetovë dhe të nënshkruaj. Jam tepër i lumtur që pas tre viteve përsëri kthehem në një ekip shqiptar, por edhe më i lumtur që i bashkëngjitem një skuadre siç është Shkëndija, me gjithë armatën e tyre të tifozëve kuqezi. Mendoj se ky është një moment shumë i duhur në karrierën time që të vij në një klub i cili luan futboll me sulme. Ndjehem shumë mirë që jam këtu, pasi që e di se Shkëndija është kampion aktual i Maqedonisë së Veriut dhe ka ambicie që përsëri edhe këtë vit të shpallet kampion.

Ambiciet e mia përshtaten me ambiciet e klubit. Por ajo që më shumë më përshtatet mua si golashënues është stili i lojës i Shkëndijës, që është lojë ofensive me shumë sulme. Besoj se me ndihmën e bashkëlojtarëve do të arrijmë suksese dhe do të dalim kampionë”, tha Sindrit Guri pas nënshkrimit të kontratës.


KF Shkëndija Sindritit i uron shumë fat dhe suksese në fanellën e Shkëndijës!

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME