Shpresat hapave të ekipit të parë, liderë dhe finalistë të Kupës

No image

Shkëndija kualifikohet në finale të Kupës me 4 prej gjithsej gjashtë kategorive të reja. Shpresat kuqezi ashtu si ekipi i parë janë lider të renditjes dhe hapërojnë drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Maqedonisë.

Shkëndija U19 vazhdon ecurinë e shkëlqyeshme në kategori të juniorëve, pasi paralel me dominimin total në Super Ligën e të rinjëve kur është pranë mbrojtjes së titullit të kampionit, sot ka siguruar edhe kualifikim në finale të Kupës ku do të diskutojë edhe trofeun tjetër të kësaj moshe lojtarësh. Ecuria e skuadrës së Bekim Osmanin ngjan shumë me ekipin senior që tanimë ka siguruar titullin e kampionit, ndërsa do të luajë edhe në finale të Kupës. Sot Shkëndija U19 shënoi fitore 2:1 përballë Borecit të Velesit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës dhe kalon në finale me rezultat të përgjithshëm 4:2 pas triumfit identik 1:2 edhe në ndeshjen e parë në Veles. Të vetëdishëm për epërsinë që bartnin nga takimi i parë, shpresat kuqezi sot hynë me përcaktim për të vërtetuar cilësinë krahas Borecit dhe avansuan 1:0 me glin e Xhenis Ibraimit në minutën e 44-t. Pjesa e dytë ishte e qetë deri në gjashtë minutat e fundit kur pam dy gola. Fillimisht Gazmend Loki shënoi për 2:0 në minutën e 84-t, ndërsa goli i Ristovskit në çastet e fundit kishte vetëm vlerë statistikore. Rival i ekipit Shkëndijës U19 në finale të Kupës do të jenë shpresat e Rabotniçkit.

Finale edhe për Shkëndijën U18 që eliminon në gjysmëfinale FC Shkupin, ndërsa është e para në renditjen e Super Ligës së Kadetëve të Maqedonisë. Kuqezinjtë fitojnë 5:3 revanshin në Tetovë, pasi paraprakisht kishin fituar 1:2 edhe takimin e parë në Shkup. Në një takim interesant, djemtë e trajnerit Berat Imeri diferencën e bënë në pjesën e dytë. Ediz Spahiu me dy realizime (3’ dhe 32’) solli epërsi 2:0, ndërsa përgjigjen miqtë me Ramadanin (36’) dhe Berishën (54’) për barazim 2:2. Spahiu në minutën e 64-t kompleton hat-trikun e tij në këtë ndeshje duke sjellë epërsi 3:2, por miqtë gjejnë forcë për të barazuar edhe një herë në minutën e 64-t me anë të Likës. Ky rezultat ishte aktiv vetëm 3 minuta, pasi në të 67-ën Almir Rexhepi shënon për 4:3, ndërsa rezultatin përfundimtar 5:3 e fiksoi i njejti futbollist në minutën e 80-të. Shkëndija U18 në finale të Kupës do të përballet me Pelisterin.

Hapin e dy gjeneratave paraprake nuk arrin të mbajë Shkëndija U17 që eliminohet në gjysmëfinale nga Akademia Pandev. Pas humbjes 1:2 në Tetovë, sot djemtë e Burhan Emrullait barazuan 1:1 në Strumicë. Abdulvahit Ajdini në minutën e 23-të shënoi për epërsi të Shkëndijës, mirëpo vendasit barazuan në minutën e 55-të me anë të Stojkovit. Kuqezinjtë dhanë gjithçka për të prekur kualifikimin, mirëpo u penguan edhe nga referimi skandaloz që anuloi dy gola dhe referon penalti diskutabile dhe joekzistuese që vetëm ai e pa për Akademia Pandevin. Me gjithë eliminimin e pamerituar nga Kupa, djemtë e Emurllait kthejnë vëmendjen ka kampionati ku janë liderë të rendijtes dhe hapërojnë drejt titullit të kampionit.

Shkëndija U16 fiton 1:0 Pelisterin U16 dhe kalon në finale të kësaj gjenerate me rezultat të përgjithshëm 3:0 (fitore 0:2 në ndeshjen e parë në Manastir). Amar Emurli në minutën e 76-të ishte autor i golit të vetëm në ndeshjen e kthimit në Tetovë, duke konfirmuar kualifikimin në finale ku do ndeshen me Rabotniçkin. Skuadra e drejtuar nga Ibraim Luma në kampionat renditet e dyta.

Finale të Kupës në Ligën e Fëmijëve edhe për Shkëndijën U14 që eliminoi Nju Starsin me fitore 0:3. Skuadra e drejtuar nga Bashkim Arifi në finale do të luajë kundër Vardarit.