Shkëndija zhvilloi kontrolluese me Gostivarin

No image

Miqësorja me Gostivarin i ka takuar Shkëndijës që fitoi 1:0 me golin e vetëm të Vllatko Stojanovskit në pjesën e parë. 

Kuqezinjtë pauzën ndërkombëtare e shfrytëzuan për të zhvilluar një ndeshje testuese me KF Gostivarin, përmes së cilës stafi teknik në krye me Qatip Osmanin kontrolluan formën momentale të të gjithë lojtarëve. Takimi ishte i hapur nga të dyja palët, por më mirë u gjet Shkëndija që fitoi me shifrat 1:0.

Ndryshimi në rezultat erdhi në minutë e 23-të kur Stojanovski dërgoi topin në rrjetë pas asistimit të Gonçalvesit, duke shënuar edhe golin e vetëm të takimit. Ndërsa në pjesën e parë kuqezinjtë kishin edhe mundësi tjera shënimi nëpërmjet Bilallit dhe Stojanovskit.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Shkëndija që diktonte lojën dhe që kishte raste të mira shënimi përmes Nafiut dhe çekut Vondra, por pa mundur të realizojnë.

Gostivarit me meritë të Shkëndijës më shumë qëndroi mbrapa, ndërsa tentimet e tyre nga kundërsulmet u amortizuan mirë nga kuqezinjtë. 

Trajneri Osmani provoi më shumë futbollistë, përfshi edhe disa të rinj, ndërsa kujtojmë se gjithë kohën nuk i ka në dispozicion Bejtullain, Dorievin, R. Ramadanin dhe Elezin, të gjithë të angazhuar me përfaqësueset e Maqedonisë së Veriut.

SHKËNDIJA-GOSTIVARI 1:0 (1:0)

Stadiumi në fshatin Reçicë

Golashënues: Stojanovski 23′

SHKËNDIJA: Taleski, Velija, Cake, Cuculi, Vondra, Bilalli, F. Ramadani, Gonçalves, Hamza, Nafiu, Stojanovski.

LUAJTËN EDHE: Ramani, Neziri, Nuhiji, Avduli, Dita, Hasani

Trajner: Qatip Osmani

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME