Shkëndija zhvilloi ditën e parë të përgatitjeve në Antalia

No image

Me Ennur Totren në skuadër, kuqezinjtë realizuan dy seanca stërvitore në ditën e parë të përgatitjeve në Turqi. Të shtunën zhvillojmë test kundër NK Mura.

Pas akomodimit të ditës së mërkurë, sot (e enjte) kuqezinjtë vazhduan realizimin e planprogramit të fazës përgatitore të hartuar nga stafi teknik. 

Pas pjesës së parë të realizuar në Tetovë, Shkëndija në Antalia hyn në periudhën kur paralel me pjesën fizike dhe tekniko-taktike, duhet të mendojë edhe për ndërtimin e lojës prej ku do të filtrohet edhe formacioni ideal për gjysmësezonin pranveror. 

Me 6-të lojtarë të ri, çdo moment ka rëndësi kruciale në inkorporomin e tyre brënda grupit dhe ndeshjet kontrolluese do të jenë të mirëseardhura për stafin teknik dhe lojtarët.

Përforcimi i fundit Ennur Totre u stërvit me skuadrën e cila para dite kishte në program ushtrime të forcës dhe qëndrueshmërisë fizike, derisa pas dite në terren u punua në aspekt tekniko-taktik.

Të premten vazhdojmë me dy seanca stërvitore, derisa të shtunën në program kemi ndeshjen e parë kontrolluese në Turqi, kur përballemi me ekipin slloven, NK Mura. 

Ndeshjet kontrolluese: 

Shkëndija – NK Mura (28.01.2023)
Shkëndija – CSKA 1948 Sofje (31.01.2023)
Shkëndija – Dinamo Kiev (06.02.2023)
Shkëndija – Valmiera (09.02.2023)

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME