Shkëndija vendoset në Mavrovë

No image

Kuqezinjtë do të qëndrojnë një javë në qendrën turistike, ku përveç seancave stërvitore pritet definimi i ndeshjeve kontrolluese.

Shkëndija ndryshon ambient dhe vendoset në Mavrovë ku shtatë ditët e ardhshme skuadra do të realizojë planprogramin e paraparë për këtë fazë të përgatitjeve. Kushtet ideale dhe freskia që ofron kjo qendër, si dhe fakti që ekipi do të ketë mundësi të qëndrojë i bashkuar pas një periudhe më të gjatë janë benefitet që do të konsumojë skuadra. Stafi teknik ka kombinuar seancat stërvitore për akumulim të kondicionit dhe forcës, si dhe pjesën tekniko-taktike e cila me kalimin e ditëve do të kërkojë gjithnjë e më shumë përkushtim nëse llogaritet edhe pauza e gjatë shkaku i pandemisë me CoVid-19.

Atmosfera brënda grupit duket shumë pozitive dhe futbollistët me shumë përkushim e profesionalizëm u përgjigjen kërkesave të stafit teknik, që në këtë periudhë gjithsesi se janë me nivel më të lartë të ngarkesës fizike. Ekipi do të qëndrojë në Mavrovë deri të dielën, ndërsa pritet definimi i orarit përfundimtarë i ndeshjeve testuese.

Share Now