Shkëndija U19 në përgatitje në Tiranë

No image

Shpresat kuqezi tashmë disa ditë qëndrojnë në përgatitje në Shqipëri, ku dje fituan 4:0 testin me Football Republic U19.

Shkëndija paralel me ekipin e parë vëmendje të madhe i kushton edhe punës me moshat e reja dhe në këtë drejtim tashmë disa ditë ekipi U19 qëndron në mini fazë përgatitore në Tiranë. Ekipi i drejtuar nga Berat Imeri dje zhvilloi edhe një ndeshje kontrolluese me skuadrën Football Republic U19, në të cilën kuqezinjtë triumfuan bindshëm 4:0 me golat e Fiton Ademit (2 gola), Zani Nazifit dhe Neshat Muratit. Kjo ishte ndeshja e katërt kontrolluese e kuqezinjëve në këtë fazë përgatitore dhe e para në Shqipëri. Paraprakisht Shkëndija U19 luajti me rezultat identik 1:1 me Dritën e Bogovinës dhe Shkëndijën e Hajvalisë së Kosovës, ndërsa pësuan 2:1 nga Korabi i Dibrës. Skuadra kuqezi përgatitet për fillimin e gjysmësezonit pranveror në Super Ligën për juniorë, ndërsa ndeshja me Qabalan e Azerbajxhanit në eliminatoret e UEFA Youth League e paraparë për datën 4 mars nuk do të luhet pasi që UEFA ka vendosur të anulojë këtë edicion të kësaj gare shkaku i vështirësive të organizimit të udhëtimeve shkaku i pandemisë me Covid 19. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME