Shkëndija U18 përballë Vardarit kërkon trofeun e Kupës

No image

Të enjten në orën 11:00 në Kërçovë luhet finalja e Kupës për futbollistë të moshës deri 18 vjeç

Shpresat kuqezi kanë mundësi ta mbyllin sezonin me trofe. Gjenerata U18 e Shkëndijës e drejtuar nga Taxhedin Kasami nesër zhvillon finalen e Kupës së vendit në kategori të kadetëve. Vardari U18 është rival i kuqezinjëve tanë në finalen e madhe që do të luhet në Kërçovë me fillim në orën 11:00.

Shkëndija U18 në rrugën drejt finales eliminoi Teteksin (2:0) në 1/8, pastaj në çerekfinale fituam Rabotniçkin në Shkup me shifrat 3:1, para se në gjysmëfinale poashtu si mysafir të kalonim Shkupin pasi triumfuam 8:7 me penalti në ndeshjen ku pjesa e rregullt përfundoi me barazim 2:2. 

“Është bukur të shohim ekipet tona në finale dhe besoj e uroj nesër gjenerata U18 të fitojë Kupën. Por dua të potencoj se të gjithë ne që punojmë me moshat e Shkëndijës nuk kemi prioritet kryesor trofetë apo patjetërsisht rezultatet pozitive. Qëllimi i shkollës së futbollit Shkëndija është që të zhvillohen talenta të ri dhe ta furnizojmë ekipin e parë me lojtarë cilësorë. Natyrisht çdo fitore imponon mentalitetin fitues dhe për këtë i gëzohemi çdo suksesi”, thotë drejtori i shkollës së futbollit Shkëndija, Erhan Selimi. 

Share Now

Related Post