Shkëndija U18 mund minimalisht Milanon

No image

Kuqezinjtë fitojnë minimalisht 1:0 transfertën me Milanon në Kumanovë dhe vazhdojnë të mbajnë pozitën e parë në renditje në Super Ligën e Kadetëve.

Shkëndija U18 triumfon edhe në Kumanovë. Edhe pse më vështirë se sa pritej kuqezinjtë marrin fitoren e rradhës për të ruajtur ecurinë e suksesshme edhe pas xhiros së e 10-të, pasi skuadra e Berat Imerit fitoi me rezultat 1:0 Milanon. Në një takim të balansuar dhe me pak raste shënimi, vendimtar rezultoi minuta e 81 kur zëvendësuesi i Shkëndijës, Abdylvahit Ajdini shënoi golin e vetëm të takimit, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren dhe tre pikët nga ky duel. Me këtë fitore Shkëndija U18 vazhdon të qëndrojë e para në renditje, me 22 të tubuara aq sa ka Makedonija Gj.P. në vendin e dytë, me kuqezinjtë që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

MILANO U18 – SHKËNDIJA U18 0:1 (0:0)
Golashënues: 0:1 Ajdini 81’
SHKËNDIJA U18: Abazi, Rexhepi, Adh. Ramadani, Alb. Ramadani, Hajredini, Jakupi, Memishi, Shahini, Sinani, Bakija, Gashi.
Luajtën edhe: Ajdini, Spahiu, Karimani, Thaçi, Arsllani.
Trajner: Berat Imeri