Shkëndija U14 në turne ndërkombëtar në Makarska të Kroacisë

No image

Duke filluar prej sot e deri më 22 prill skuadra U14 e Shkëndijës do të jetë pjesë e turneut ndërkombëtarë për grupmosha që zhvillohet në Makarska të Kroacisë. Bëhet fjalë për turne të fortë tradicional që grumbullon ekipe me renome, ndërsa vitet e kaluara kanë marrë pjesë skuadra nga Austria, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kroacia (Hajduk, Dinamo, Olympia, Zheljezniçari, Sarajeva, Shibeniku, Karlovaci, etj.)
Këtë vit gjithashtu pritet konkurencë serioze, të cilës i bashkohet edhe Shkëndija me fëmijë të lindur në vitin 2004 që udhëhiqen nga trajneri Bashkim Arifi dhe koordinatori i Ligës së fëmijëve Hysein Kadriu.