Shkëndija U 19 optimiste para udhëtimit drejt Sllovakisë

No image

Skuadra e shpresave të Shkëndijës me optimizëm pret sfidën e parë me FC Nitra nga Sllovakia të mërkurën në transfertë në kuadër të raundit të parë të eliminatoreve për UEFA Youth League. Mesfushori Arbin Zejnullai dhe portieri Artan Iljazi një ditë para udhëtimit drejt Sllovakisë kanë folur në lidhje me pritjet para sfidës së parë, duke reflektuar optimizëm dhe kënaqësi që titulli i kampionit u mundësoi të jenë pjesë e një gare të këtillë prestigjioze.